Loading...

DREJTIMI - ELEKTORTEKNIKË

Elektroteknika interpreton, zhvillon dhe zbaton njohuritë dhe proceset tekniko-teknologjike nga energjetika, elektronika si dhe nga informatika.Nxënësitë përvetësojnë njohuritë bazike elektroteknike deri tek instalimet elektrike. Bazat e elektronikës dhe elektronikës digjitale deri tek telekomunikimi, sistemet dhe programet operative kompjuterike. Dega elektroteknikës krijon kuadro për epokën digjitale.

Teknik i sistemeve të TI-së

Teknik i sistemeve të TI-së

Drejtimi "Teknik i sistemeve të TI-së" përgatit profesionistë të aftë në administrimin, mirëmbajtjen dhe sigurinë e sistemeve kompjuterike dhe rrjeteve. Studentët mësojnë të konfigurojnë pajisje dhe serverë, të instalojnë sisteme operative, si dhe të zgjidhin probleme teknike që lidhen me teknologjitë e informacionit në biznese dhe organizata. Ky drejtim është thelbësor për funksionimin efikas dhe të sigurt të infrastrukturës dixhitale.

Informatikë

Informatikë

Profili Informatikë, zhvillon te nxënësit kompetenca për përvetësimin e programit mësimor, zhvillimin në nivelin profesional dhe integrimin në tregun e punës. Programimet kompjuterike bëhen në nivel të mirë, Instalimi dhe konfigurimi i harduerëve dhe softuerëve, Krijon dhe dizajnon uebfaqe, baza të dhënash etj.

Teknik i Dizajnit Grafik

Teknik i Dizajnit Grafik

Në profilin e dizajnit grafik, nxënësit zhvillojnë aftësi për krijimin e materialeve vizuale, duke përfshirë grafikët, ilustrimet dhe animacionet. Ata mësojnë të përdorin softuerët e dizajnit dhe teknikat e artit për të komunikuar mesazhe dhe ide në mënyrë efektive.

Instalues Elektrik

Instalues Elektrik

Në zhvillimet e teknologjisё, profil i Instaluesve Elektrik, ka njё rol shumё te rёndёsishёm. I diplomuari bëhet punёtor i shkathtё i cili punon nё instalime elektrike nё objekte banimi, ndёrtesa civile dhe industriale. Ai monton, pёrdorё, teston elementet dhe komponentet e instalimeve elektrike.